Krenaria dhe eksperienca e te parit

Kantina Bello e ka zanafillen ne familjen Bello rreth viteve ’70 –’80, si nje pasion i themeluesit te saj, Z.Jorgji Bello. Endrra e tij per te prodhuar nje vere artizanale dhe cilesore u realizua pas viteve ’90, duke i ofruar tryezave familjare nje eksperience unike. Ky pasion u trashegua edhe tek familjaret, duke u shoqeruar me nje eksperience disa vjecare ne Itali.

Tanime, produktet tona eksportohen me krenari ne vendet perendimore si: Itali, Angli dhe Hollande.

Vitet e fundit kantina ka ridimensionuar territorin e saj, me deshiren per te zhvilluar variete te reja, me hardhi rezistente (PIWI) si : Cabernet Volos, Merlot Thorus, Tocai Soreli.

Qe prej vitit 2010, vererat Bello kalojne ne procesin e fermentimit me metoden Ganimede, duke na bere te paret ne Shqiperi ne ofrimin e nje produkti final, natyral dhe pa konservante.

Jemi prezantuar denjesisht ne konkurse nderkombetare, duke u shperblyer me cmimin e arit, argjendit dhe bronzit.

Spikat varieteti Carmenere, i marre nga Durresi  dhe i derguar ne Bordeaux. Carmenere eshte nje varietet autokton i vendit tone, i humbur prej vitesh dhe i rikthyer plot perkushtim nga kantina jone.

Kantina Bello ndodhet ne zonen e Perlatit, ne reliev kodrinor, ne largesi rreth 2.5 km nga deti Adriatik. Toka eshte e perbere nga guralece te vegjel transparente, me permbajtje squfuri. Ngjyra e kuqe tregon nje perberje me shume minerale, qe ndikon ne prodhimin e nje rrushi cilesor. Vreshtat shtrihen ne nje territor prej 7 HA te ndare ne 7 zona, per prodhimin e variteteve si: Merlot, Shesh i bardhe, Carmenere, Cabernet, Sauvignon, Touriga Nacional, Malbec

SCUMPA

Vere e veçante me ngjyre te kuqe rubin, e prodhuar nga perzierja e pese hardhive, brenda se ciles spikat Touriga Nacional. Ka nje buqete parfumesh duke perfshire: fruta te kuqe, eukalipt, agrume dhe fruta te thata.
Medalje argjendi ne “The Balkans International Wine Competition & Festival 2021”. Medalje bronzi ne “The Balkans International Wine Competition & Festival 2022”.

CARMENERE

Një verë e kuqe vjollcë, e butë dhe mbështjellëse, me një aromë prej kadifeje. Ndjehet një aromë trëndafili, manushaqesh dhe manaferrash të egra, me nota lulesh. Për më tepër, një pasazh i shkurtër në lisin francez i jep shijet e verës së vaniljes dhe jamballit.
Medalje ari ne “The Balkans International Wine Competition & Festival 2022”.

LUNATIC

Vere me ngjyre te kuqe rubin me nuanca portokalli, e kaluar ne fuci qershije dhe e vjeteruar ne shishe, e cila ofron aroma pikante.

MERLOT

Vere me trup te plote me ngjyre te kuqe rubin dhe arome frutash (manaferrat e kuqe).

SANGIOVESE

Vere me ngjyre te kuqe-portokalli, tipike ne procesin e vjeterimit ne shishe. Aroma pikante (agrume dhe fruta të thata).

SHESH I BARDHE

Vere me ngjyre te portokalli – verdhe.
Medalje ari ne “The Balkans International Wine Competition & Festival 2021”.
Translate »